Zbulohen detajet e plota, ja kontrata që Roma ka gati për Hysajn

Futboll

Zbulohen detajet e plota, ja kontrata që Roma ka gati për Hysajn

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:13
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj mund të jetë një nga protagonistët e shkëlqyer të merkatos së dimrit. Mbrojtësi shqiptar ka grumbulluar vetëm tri paraqitje (aktivizime) në kampionat, këtë sezon, ose gjithsej 54 minuta me Napolin. Sipas “Corriere dello Sport”, qëllimi i mbrojtësit të kombëtares shqiptare është që t’ia fillojë përsëri nga një ekip tjetër, që i garanton më shumë hapësirë. Tashmë, nuk është fare sekret, që Roma do ta mirëpriste atë më janar.

Në fakt, Hysaj kishte “flirtuar” me verdhekuqtë edhe gjatë verës. Menaxheri i tij, Mario Giuffredi, ka pasur negociata me klubin kryeqytetas. Bisedat janë zhvilluar me Petrachi për një transferim të mundshëm. Sipas medias italiane, marrëveshja midis lojtarit dhe Romës do të bazohej në një kontratë 5-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon, por ka një pengesë për t’u kapërcyer: Aurelio De Laurentiis. Edhe pse mbrojtësi shqiptar shtyn për t’u larguar, presidenti i Napolit nuk është i gatshëm të bëjë zbritje të çmimit të kartonit të tij. 

Kërkesat e napoletanëve fillojnë nga 20 milionë euro, një shumë që Roma kërkon të përgjysmohet. Verdhekuqve, pas dëmtimit të rëndë të Zappacosta, i duhet një element, që mund ta alternojë me Florenzi dhe të garantojë vazhdimësinë e performances, kur ky i fundit të përparojë në pozicion më ofensiv. Të dyja klubet do të bisedojnë me njëri-tjetrin në janar, duke e ditur që Hysajt i skadon kontrata aktuale në vitin 2021. Shkodrani e ka bërë të qartë; synon të fillojë një aventurë të re. Ndryshe, do të vijojë të ngrohë stolin me trajnerin Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat