Gjoka i dêshpëruar komenton humbjen

Futboll

Gjoka i dêshpëruar komenton humbjen

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:25
Gjoka i dêshpëruar komenton humbjen

Trajneri Gjoka i dêshpëruar komenton humbjen: Duhet të ndryshojmë mentalitetin, të jemi shumë më agresivë dhe ta kërkojmë fitoren për çdo herë, ndryshe Shkëndija do të ketë probleme

Kuqezinjtë nuk dhanë performansën e pritur në debutimin e Ernest Gjokës në pankinën kuqezi. Tekniku nga Tirana pa skuadrën të mundej 1:0 nga Akademia Pandevi në duelin e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Një gol i Maslaq në fund të pjesës së parë ishte vendimtar për fitore të skuadrës nga Strumica. Pas ndeshjes i dëshpruar komentoi takimin, duke potencuar si problem kryesor jo produktivitetin në fazën e sulmit.

Ernest Gjoka: “Për hirë të vërtetës ishte një ndeshje e vështirë sepse kundërshtari luajti mirë, ishin pozicionuar shumë mirë dhe nuk na lanë shumë hapsira. Ne vrapuam shumë, por nuk ishim produktiv. Mendoj se ndeshje u vendos nga një episod, ku të ishim pak më agresivë dhe më të përgjegjshëm në markimin personal mund ta kishim evituar atë gol. Por sigurisht se këto gjëra ndodhin në futboll dhe ne kemi shumë punë për të bërë. Duhet të ndryshojmë mentalitetin, të jemi shumë më agresivë dhe ta kërkojmë fitoren për çdo herë ”.

Ernest Gjoka: “Mendoj se nuk shkoi mirë në fazën e sulmit ku skuadra duhej të ishte më cinike për të kërkuar golin, pasi jemi shumë të butë në kërkimin e golit. Kjo është ajo që na mungon dhe duhet të ndryshojmë menjëherë, pasi nuk kemi asnjë alternativë tjetër”.

Ernest Gjoka: “Sigurisht se penalizohemi shumë nga fakti që nuk po shënojmë. Psikoligjikisht skuadra dëmtohet kur kundërshtari shënon dhe ne duhet të jemi më produkitv. Në pjesën e parë pasi kundërshtari të shënonte në minutën e fundit, ne kishim disa raste. Aty duhet të kishim goditur ndeshjen sepse rastet që vijnë duhet shfrytëzuar.

Prandej them se duhet të jemi shumë cinik para portës dhe të shfrytëzojmë çdo gjë. Duhet të godasim nga larg, duhet të dalim në krahë, duhet mos të lejojmë rastet të na ikin. Ky është gjithë ai agresivititeti dhe cinizmi që na mungon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat