Nuk respektojë rregullat, Dortmund lë jashtë talentin e skuadrës

Futboll

Nuk respektojë rregullat, Dortmund lë jashtë talentin e skuadrës

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:47
Jadon Sancho's

Pavarësisht rëndësisë që ka në fushën e lojës, klubet gjermane veprojnë me dorë të hekurt ndaj futbollistëve që thyejnë rregullat e vendosura prej tyre.

Kjo i ka ndodhur së fundmi dhe lojtarit më të mirë të Dortmund, Jadon Sanchos.

19 vjeçari u kthye me vonesë nga grumbullimi me kombëtaren e anglisë, dhe për këtë arsye klubi i Dortmund vendosi që ta lërë jashtë për ndeshjen e sotme  ndaj Borusia Monchengladbach.

Kështu, “verdhezinjtë” iu ka dhënë një mesazh edhe pjesës tjetër të lojtarëve se rregullat duhen respektuar dhe se asnjë nuk është i privilegjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat