Paçarada  titullar, Halimi zëvendësues, të pafat me Sandhausenin

Futboll

Paçarada  titullar, Halimi zëvendësues, të pafat me Sandhausenin

Nga: K. G. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:09
Paçarada  titullar, Halimi zëvendësues, të pafat me Sandhausenin

Sandhauseni kthehet duarbosh nga sfida me Regensburgun, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 10-të të Bundesliga II në futboll.

Mbrojtësi kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada u paraqit titullar, u angazhua maksimalisht, ndërsa reprezentuesi tjetër Besar Halimi nga minuta e 76-të por me Sanhausenin u kthyen pa pikë. Paçarada u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Në minutën e 58-të, Gruttner shënon me kokë dhe krejt nga një pakujdesi edhe e portierit mysafir.

Sandhausen bie në vend të dhjetë me 12 pikë dhe Regensburg është në pozitën e pestë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat