Flamurtari ndahet baras me Drenicën

Futboll

Flamurtari ndahet baras me Drenicën

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:52
Flamurtari ndahet baras me Drenicën

Flamurtari i Prishtinës dhe Drenica nga Skenderaj ndahen baras (0:0) në kuadër të javës së 10-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pikë e madhe për skuadrën nga Skenderaj dhe e dyta rresht brenda një jave, pasi që në mesjavë u nda baras (0:0) me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.  

Flamurtari nuk arriti të shënojë fitore, që të këndellet nga ajo seri e zezë e rezultateve. 

Drenica është në vend të shtatë me 11 pikë, ka dy më shumë se Flamurtari në pozitën e 10-të.

Vendasit patën disa mundësi të mira por nuk i realizuan, ndërsa  Drenica importoi një pikë të madhe e me meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat