FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë - Bota Sot
FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë

Futboll

FSHF njofton për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 06:22
Shqipëria

FSHF ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm lidhur me biletat e ndeshjes Shqipëri – Francë.

Shqipëria do të ketë një nga testet më të vështira të kësaj kampanje eliminatore të Kampionatit Evropian 2020, kur përballë do të ketë Francën.

‘Kuqezinjtë’ synojnë befasinë në shtëpinë e tyre, përballë fituesve të Kupës së Botës.

Para kësaj ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm, lidhur me shitjen e biletave, njoftim të cilin ua përcjellim më poshtë.

Duke filluar që nga dita e martë, 22 Tetor 2019, të gjithë anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares” mund të blejnë online biletat e tyre për dy ndeshjet e muajit nëntor.

14 Nëntor: Shqipëri-Andorra (Elbasan Arena)

17 Nëntor: Shqipëri-Francë (Stadiumi ri kombëtar në Tiranë)

Çdo tifoz mund të anëtarësohet në FanClub nëpërmjet këtij linku: http://fanzone.fshf.org/

*Deri në datë 1 Nëntor, bileta mund të blejnë vetëm anëtarët e FanClub “Tifozët e Kombëtares”, të cilët mund të zgjedhin vendin më të mirë në stadium.

*Me kartën Bazë, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

*Me kartën Gold, keni këto përfitime: Ofertat e fanclub

(Për biletën në zonën V.I.P do të kontaktoheni nga stafi i FSHF pas procesit të anëtarësimit)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat