Sulmuesi i LA Galaxy Zlatan Ibrahimovic vazhdon të kritikojë Pep Guardiolën.
Ibrahimovic kaloi nga Interi te Barcelona në vitin 2009, ku luajti për një sezon nën drejtimin e trajnerit aktual të Man City-t.
“Asnjëherë nuk u konfrontuam dhe kjo është për faj të tij,” shprehet Ibrahimovic për Guardiolën. “Ai gjithmonë fshihej nga unë.
Një herë, unë isha në dhomat e zhveshjes, ndërsa ai në dhomën ngjitur. Kur unë u largova, asistenti i tij ishte te dera dhe i tha të dilte sepse Ibra ka ikur.”