Zidane: Duhet të qetësohemi

Futboll

Zidane: Duhet të qetësohemi

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 09:42
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar që të qetësohen pas humbjes ndaj Real Mallorcas.

“Los Blancos”, humbën dje me rezultat 1-0, gjë që bëri që të humbasin kreun e tabelës.

Tekniku francez ka thënë se nuk është i shqetësuar dhe kërkon nga klubi të qetësohen.

“Problemi është se duhet të tregojmë çdo tri ditë që jemi mirë. Ky është problemi nuk do ta bëjmë. Nuk do të them se jam i shqetësuar pasi nuk më pëlqen kjo fjalë, por nëse duam të fitojmë ndonjë gjë duhet të luajmë më të mirë”, u shpreh ai.

Reali është në mungesë të lojtarëve pasi janë të lënduar, por Zidane nuk po e sheh këtë gjë si arsyetim.

“Lëndimet nuk janë ekzekutime. Kemi lojtarë të cilët nuk janë të lënduar, kemi shumë lojtarë të mirë gjithashtu. Duhet të tregojnë nivelin për të cilin janë këtu”, përfundoi ai.

Reali mbetet në vendin e dytë me 18 pikë, një me pak se lideri Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat