Drita fiton kryndeshjen e tensionuar me tre të skuqur 

Futboll

Drita fiton kryndeshjen e tensionuar me tre të skuqur 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 15:57
Drita fiton kryndeshjen e tensionuar me tre të skuqur 

Drita nga Gjilani është lider i ri në elitën e futbollit të Kosovës. Drita triumfoi me rezultat 2:0 kundër Ballkanit nga Theranda, në një ndeshje herë – herë me tensione dhe me tre të skuqur.

Dy futbollistë janë ndëshkuar me karton të kuq: Liridon Leci i Dritës e Edmond Turku i Ballkanit, si dhe kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi.  

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, kur u shënuan dy gola të shpejtë, Izair Emini realizoi në minutën e 5-të dhe GIlberto Fortunato në atë të 24-tën. Në minutën e 63-të, Edmond Turku u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas tre minutave edhe kryetrajneri Ismet Munishi, ky i fundit pas protestës në drejtim të gjyqtarëve.  

15 minuta pa përfunduar takimi edhe Liridon Leci u ndëshkua me karton të kuq dhe u barazuan forcat në fushë. Drita udhëheq renditjen me 21 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 21,  Llapin 20, Ballkanin 20, Prishtinën 17 Feronikeli 16 etj.

IPKO Superliga 
Feronikeli-Gjilani    1:2
Llapi-Trepça '89    4:1
Dukagjini-Vushtrria    1:0
Drita-Ballkani    2:0
Flamurtari-Drenica    0:0
Ferizaj-Prishtina    0:2
Tabela
1. Drita    10    6    3    1    21
2. Gjilani    10    7    0    3    21
3. Llapi    10    6    2    2    20
4. Ballkani    10    6    2    2    20
5. Prishtina    10    5    2    3    17
6. Feronikeli    10    5    1    4    16
7. Drenica    10    2    5    3    11
8. Trepça ’89    10    2    4    4    10
9. Ferizaj    10    3    0    7    9
10. Flamurtari    10    2    3    5    9
11. Dukagjini    10    2    1    7    7
12. Vushtrria    10    1    3    6    6
Në javën e 11-të takohen: Vushtrria-Feronikeli, Trepça '89-Ferizaj, Gjilani-Llapi, Drenica-Dukagjini, Ballkani-Flamurtari dhe Prishtina-Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat