Dallku: Kundërshtari sot nuk na rrezikoi pothuajse fare

Futboll

Dallku: Kundërshtari sot nuk na rrezikoi pothuajse fare

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:45
Dallku: Kundërshtari sot nuk na rrezikoi pothuajse fare

Prishtina fitoi me rezultatin e pastër 2:0, në udhëtim te Ferizaj.

Korenica dhe Januzi ishin shënuesit për tre pikët e radhës për skuadrën nga kryeqyteti.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, Armend Dallku tha:

“Na duhen pikët, këtë ndeshje kishim raste shumë që ta arrinim fitoren më herët”, tha fillimisht Dallku.

“Kundërshtari sot nuk na rrezikoi pothuajse fare me përjashtim të një rasti kur goditën shtyllën, por mendoj që skuadra ime sot fitoi me meritë, por neve na duhet ende përmirësime andaj duhet të rigjenerohemi para duelit ndaj Dritës”.

“Kemi probleme në të gjitha repartet e fushës te skuadra ime, sot pavarësisht që shënuam dy gola humbëm raste të cilat mund të na kushtojnë”, përfundoi Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat