Vjen sinjali i fortë nga Pioli, lë në stol bomberin e skuadrës

Futboll

Vjen sinjali i fortë nga Pioli, lë në stol bomberin e skuadrës

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:31
Pioli

Sipas Sky Sport, zgjedhjet e Pioli për ndeshjen e sotme kundër Lecces janë përcaktuar.

Menjëherë vjen një sinjal i fortë nga ai, pasi lë jashtë Piatek, qendra titullare në sulm është Leao.

Sulmuesit të ri portugez do t’i bashkohen Suso dhe Calhanoglu. Gjithashtu në mesfushë do të ketë një ndryshim të vogël: Paquetá dhe Kessie do të shkëmbejnë pozicione. Braziliani do të luajë në të djathtë, Kessie në të majtë.

Më poshtë keni formacionet e dy ekipeve:

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Theo; Paquetá, Biglia, Kessie; Suso, Leão, Calhanoglu.

LEKE (4-3-1-2): Gabriel; Rispoli, Lucioni, Rossettini, Calderoni; Petriccione, Tachtsidis, Majer; Mancosu; Falco, Babacar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat