Munishi: Unë kërkova sqarime ai më ndëshkon

Futboll

Munishi: Unë kërkova sqarime ai më ndëshkon

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:53
Munishi: Unë kërkova sqarime ai më ndëshkon

Në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani nuk i ka rezistuar Dritës, duke pësuar humbje me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka dhënë një deklaratë interesante. “Goli i parë ishte ofsside, kartoni i kuq nuk ekzistoi te Turku edhe pse ishte ndërhyrje e fortë por jo për karton të kuq”, tha Munishi.

“Unë kërkova sqarime ai më ndëshkon, kërkoj prapë sqarime te karton i kuq, ai më jep mua të kuqin dhe kjo nuk është në rregull”, tha Munishi.

“Sa i përket lojtarëve, nuk ishte dita e disa prej tyre, por po them gjyqtari duhet pasur kriterium të njëjtë pasi nuk shkon kështu”, ka thënë Munishi. Drita prinë në renditjen me 21 pikë, sa ka edhe Gjilani në pozitën e dytë dhe ka një më shumë se Llapi dhe Ballkani në vend të tretë përkatësisht të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat