Misteri Salah: Klopp tregon pse mungon egjiptiani ndaj Unitedit

Futboll

Misteri Salah: Klopp tregon pse mungon egjiptiani ndaj Unitedit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:53
Mohamed Salah

Mohamed Salah do t’i mungojë Liverpoolit në përballen e së dielës me Manchester Unitedin, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Genkun në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Egjiptiani nuk ishte pjesë e ekipit të “Të Kuqve” për ndeshjen derbi pasi po vazhdon rikuperimin nga lëndimi i nyjës, të cilin e pësoi para pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.

Sipas trajnerit Jurgen Klopp, Salah nuk ishte në konsiderim fare për këtë ndeshje, por mund të jetë në dispozicion javën e ardhshme.

“Mo nuk ishte i gatshëm. Ai nuk ushtroi me ekipin, nuk e di nga erdhi ideja që të gjithë flisnin se do të luajë. Nuk kishte shans për sot, ndoshta për të mërkurën, duhet të shohim”, ka thënë ai për Sky Sports, pak para ndeshjes me Unitedin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat