Shqiptarët e Zurich-ut me pikë të madhe, Lenjani asistoi por mposhtën me Sionin

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut me pikë të madhe, Lenjani asistoi por mposhtën me Sionin

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 18:18
Toni Domgjoni në veprim

Luzerni triumfoi me rezultat 3:1 në përballje me Sionin, në ndeshjen derbi të kësaj jave në elitën e futbollit zviceran.

 Shqiptari Ermir Lenjani edhe pse asistoi nuk i mjaftoi Sionit që të arrijë rezultat pozitiv. Idriz Voca, reprezentues i Kosovës, luajti i plotë për Luzernin. Pajtim Kasami dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Lenjani, luajtën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 63-të. Golat për Luzernin i shënuan Ndiaye (53'), Shurpf (58') e Margiotta (72') dhe për Sionin Doumbia (19’).

Sioni është në vend të katërt me 16 pikë, një më shumë se Luzerni që gjendet një pozitë më poshtë pas 11 jave të zhvilluara deri me tash. Kastriot Imeri u paraqit nga minuta e 66-të për Servetten por si vendas pësuan humbje me 2:1 nga St. Galleni.

Betim Fazliji futet në minutën e 65-të për St. Gallen dhe ndëshkohet me karton të verdhë në atë të 80-tën. Zurich kthehet me një pikë të madhe në duel me Luganon. Kjo sfidë përfundoi pa gola (0:0). Toni Domgjoni e Mirlind Kryeziu u paraqitën standardë dhe Benjamin Kololli nga minuta e 63-të për Zurich-un, duke arritur që të kthehen me një pikë të vlefshme. Zurich është në vend të gjashtë me 12 pikë, kurse Lugano renditet në pozitën e 8-të me 10 sosh.

Liga e Zvicrës
Servette-St. Gallen    1:2
Lugano-Zurich    0:0
Luzern-Sioni    2:2
Basel-Thun    3:1
Young Boys-Xamax    4:1

Tabela
1. Basel    11    8    2    1    26
2. Young Boys    11    7    4    0    25
3. St. Gallen    11    6    2    3    20
4. Sion    11    5    1    5    16
5. Luzern    11    4    3    4    15
6. Zurich    11    3    3    5    12
7. Servette    11    2    5    4    11
8. Lugano    11    2    4    5    10
9. Xamax    11    1    5    5    8
10. Thun    11    1    3    7    6

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat