Man City dhe Barcelona në garë për talentin e Anderlecht

Futboll

Man City dhe Barcelona në garë për talentin e Anderlecht

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 18:54
Albert Sambi Lokonga

Manchester City dhe Barcelona do të kenë një duel mjaft interesant jashtë fushave të blerta.

Dritarja e transferimeve mund të vë përballë dy gjigantët e Evropës, Manchester City dhe Barcelona.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, dy skuadrat janë duke monitoruar talentin e Anderlecht, Albert Sambi Lokonga.

Lokonga së fundmi është lidhur edhe me një kalim të mundshëm tek Sevilla, por futja në garë e Man City dhe Barcës ndryshon situatën.

Man City e Barca do të synojnë që në janar të arrijnë një marrëveshje me lojtarin, për parakontratë, para se të kryejnë transferimin permanent, me parametra zero.

Albert Lokonga tek skuadra e Anderlecht aktivizohet në pozitën e mesfushorit dhe është 19 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat