Shënoi golin e fitores për Fenerbahcen, kështu u vlerësua Muriqi

Futboll

Shënoi golin e fitores për Fenerbahcen, kështu u vlerësua Muriqi

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 20:43
Vedat Muriqi

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me formën e lartë në kampionatin turk me skuadrën e Fenerbahces.

Muriqi ishte në listën e golashënuesve edhe në fitoren e sotme të gjigantit turk në xhiron e tetë ndaj Denizlispor. Fenerbahce fitoi në udhëtim me rezultat 2:1.

Sulmuesi nga Prizreni shënoi në minutën e 62-të golin e dytë dhe të fitores.

Ai zhvilloi një ndeshje fantastike duke u vlerësuar me notën 7.1.

Ky gol është i katërti në fanellën e Fenerbahces pas tetë xhiro të zhvilluara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat