Muriqi: S’ka rëndësi nëse nuk shënoj, me rëndësi është fitorja

Futboll

Muriqi: S’ka rëndësi nëse nuk shënoj, me rëndësi është fitorja

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:07
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi e ka gjetur sërish golin në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në fitoren 2-1 të Fenerbahçes kundër Denizlispor.

25-vjeçari shënoi për 2-0 në minutën e 62-të, derisa golin tjetër e kishte shënuar Tolga Cigerci në minutën e 39-të.

“Denizlispor kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”, u shpreh Muriqi.

“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”.

“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, theksoi mes tjerash sulmuesi i Kosovës.

Goli kundër për Muriqin këtë edicion në tetë paraqitje, ka dhuruar edhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat