Mëkat, prisja dhuratë të bukur!, Pioli komenton i hidhëruar debutimin!

Futboll

Mëkat, prisja dhuratë të bukur!, Pioli komenton i hidhëruar debutimin!

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:39
Stefano Pioli

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, pas barazimit 2-2 në debutimin e tij kuqezi, i intervistuar nga "Sky", u shpreh mbi ndeshjen. "Eshtë mëkat, donim fitoren, nuk e arritëm për fajin tonë. Shpirti, bujaria ishin në nivele të larta, por duhet ta mbyllnim ndeshjen, sepse në fund mund të ndodhë gjithçka".

"Futbollistët e Milanit janë të vetëdijshëm për cilësitë që kanë dhe që veshin fanellë prestigjoze. U treguam më shumë bujarë se sa duhej".

"Dhuratën më të bukur e prisja nga ndeshja, por shpirti dhe intepretimi ishin, kjo ka rëndësi. Do të na ndihmojë kjo ndeshje".

"Në vështirësi, topi edhe goditet jashtë, jo vetëm mbahet në lojë. Ai gol në fund mund të ishte shmangur...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat