Zidane lë në shtëpi dy yjet e skuadrës për ndeshjen me Galatasarayn

Futboll

Zidane lë në shtëpi dy yjet e skuadrës për ndeshjen me Galatasarayn

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 08:33
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka lënë Gareth Bale dhe Luka Modric jashtë skuadrës së tij për t’u përballur me Galatasaray në Ligën e Kampionëve të martën.

Lucas Vazquez gjithashtu do të mungojë në Stamboll pasi Real Madrid kërkon këndelljen pas fillimit të tyre jo të mirë në fazën e grupeve.

Ish-kampionët evropianë kanë mbledhur vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, duke pësuar një humbje katastrofale 3-0 nga Paris Saint-Germain dhe me një barazim të vështirl kundër Club Brugges.

Bale ka punuar përsëri nën Zidane pas një verë të trazuar gjatë së cilës ai dukej i destinuar të largohej nga klubi.

Anësori u tërhoq në sfidën mes Uellsit dhe Kroacisë dhe më pas u zbulua se kishte një ngërrç të lehtë – mjaftueshëm për të munguar dy ndeshje radhazi për Realin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat