Aubameyang siguron tifozët për një gjë këtë sezon

Futboll

Aubameyang siguron tifozët për një gjë këtë sezon

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:12
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang është “i sigurt” që Arsenali do të përfundojë në top-katërshe të Premierligës këtë sezon.

‘Topçinjtë’ mund të ngjiten deri në vendin e tretë në tabelë nëse sonte mposhtin Sheffield United.

Skuadra e Unai Emery është e pamposhtur gjatë tetë ndeshjeve të tyre të fundit në të gjitha garat, me pesë fitore të mbledhura në total.

Ai nuk sheh asnjë arsye pse Arsenali nuk mund të sigurojnë top-katërshen në ediconin 2019/20, duke i thënë faqes zyrtare të Premierligës pasi u emërua ‘Lojtar i Muajit për Shtator’: “Jam i sigurt që do të arrijmë në katër të parët. Ky është qëllimi. Qëllimi ynë”. Sulmuesi gabonez ka shënuar shtatë gola këtë sezon të Premierligës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat