Heroi i Interit të Tripletës sfidon De Biasin dhe Panuccin për stolin e Serie A!

Futboll

Heroi i Interit të Tripletës sfidon De Biasin dhe Panuccin për stolin e Serie A!

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:53
Motta

Genoa pritet të shkarkojë trajnerin Andreazzoli pas rezultateve të dobëta, por emri i parë në listën e presidentit Preziosi është ai i Thiago Motta, që dikur ka veshur fanellën e kuqebluve dhe është edhe një nga protagonistët dhe heronjtë e Tripletës së Interit në vitin 2010.

Motta ka stërvitur të rinjtë e PSG (U-19) dhe po bën edhe kurs në Koverçiano në lidhje me trajningun, teksa emra të tjera janë Guidolin, por edhe De Biasi, që ende është pa skuadër. Ish-trajneri i kombëtares kuqezi ishte edhe pranë Sampdorias. Gattuso ka refuzuar, ndërsa një emër i ri mund të jetë Panucci, gjithashtu ish-trajner kuqezi ende pa punë. Edhe pse, zgjedhja e parë mbetet Motta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat