Gasperini dhe anekdota për Guardiola-n: Pas Interit, më ftuan në Barcelonë

Futboll

Gasperini dhe anekdota për Guardiola-n: Pas Interit, më ftuan në Barcelonë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:52
Gian Piero Gasperini

 Gjatë konferencës së shtypit në prag të ndeshjes së radhës së Atalanta-s ndaj Manchester City-, Gian Piero Gasperini ka treguar një anekdotë interesante për sa i përket marrëdhënies së tij me Pep Guardiolën.

“Guardiola është një njeri shumë i mirë. Ai ka bërë një gjest që nuk më kishte ndodhur ndonjëherë në jetën time.

Ka ndodhur tetë vite më parë, kur u largova nga Interi. Ai më telefonoi dhe më ftoi të kaloja disa ditë në Barcelonë.

Ai më ka dhënë diçka shumë të bukur dhe për këtë gjë e respektoj jashtë mase.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat