Evra godet keq Arsenalin e Granit Xhakës

Futboll

Evra godet keq Arsenalin e Granit Xhakës

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:26
Evra godet keq Arsenalin e Granit Xhakës

Legjenda e Manchester Unitedit dhe Premierligës, Patrice Evra, ka shpërthyer në kritika ndaj Arsenalit, pas humbjes së këtyre të fundit nga Sheffield Utd.

Në javën e 9-të të Premier League, ‘Topçintjë’ pësuan humbje befasusese, 1:0 në udhëtim the Sheffieldi.

Skuadra e Emery e pësoi humbjen e dytë të sezonit në Premierligë, pasaj asaj që i shkaktoi Liverpooli.Pas kësaj humbjeje, Arsenali ka rënë në vendin e pestë, derisa e kishte mundësinë të ngjitej në pozitën e tretë.Kritika të ashpra drejt futbollistëve ka lëshuar ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Francës, Patrice Evra.

Sipas Evras, Arsenali nuk janë më ndryshe nga koha kur ai luante kundër tyre sa ishte te Unitedi, duke i quajtur ‘foshnja’.

“Nuk jam i befasuar. Është Arsenali. Ata i quaja foshnja dhjetë vite më parë. Ata janë ende foshnja tani”, ka thënë Evra pas ndeshjes për Sky Sports.“Dikur i quaja ‘foshnjat e mija’ dhe ata duken si foshnja edhe tani kur i shikoj. Nuk po tregoj mosrespekt kur e them këtë, është thjesht ndjesia që më jep kjo skuadër.

Duken të bukur, të mirë por nuk duken si një skuadër fituese. Isha i lumtur të luaja ndaj Arsenalit sepse e dija se do të fitoja”, ka thënë Evra. Ai vazhdoi me ‘thumbimet’ ndaj Arsenalit, duke thënë se kur Robin Van Persie u transferua në ‘Old Trafford’ nga ‘Emirates’ në vitin 2012, ai i tha holandezit se tani po luante për një skuadër burrash.

“Kur Robin Van Perise erdhi, i shtrëngova dorën në ditën e parë dhe i thashë ‘mirëseerdhe në ekip të burrave'”, ka thënë Evra.“Në fillim ai ishte i mërzitur, por pas një muaji më tha ‘ke plotësisht të drejtë, Patrice'".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat