Neymer godet sërish PSG-në: Kur nuk je i lumtur duhet të ndërrosh klub

Futboll

Neymer godet sërish PSG-në: Kur nuk je i lumtur duhet të ndërrosh klub

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:05
Neymar

Neymar ka pranuar që ka provuar të largohet gjatë afatit veror, por insiston që do të jap më të mirën te PSG.

Pas dy sezoneve, kapiteni i Brazilit dëshironte largimin me një rikthim në Barcelonë, por transferimi dështoi sepse presidenti i PSG-së, kërkoi 300 milionë euro.

Neymar tha se do të bëjë më të mirën për gjigantin francez, sidomos në Ligën e Kampionëve.s.

“Kur nuk je i lumtur, provon të ndryshosh në mënyrë që të rikthehesh në fomrën më të mirë. Këtë gjë provova të bëj, por do të jap më të mirën. Ndihem i lumtur. Do të jap më të mirën për të fituar, sidomos në Ligën e Kampionëve. Kam filluar mirë, duke ndihmuar skuadrën në mënyrën më të mirë. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë tërë sezonin” u shpreh ai.

Sot PSG është mysafirë i Club Brugge në kuadër së Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat