“Vendimi që Alisson duhet të luaj kundër United ishte i drejtë”

Futboll

“Vendimi që Alisson duhet të luaj kundër United ishte i drejtë”

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:53
Alisson Becker

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, John Aldridge, beson që klubi bëri vendimin e duhur që vendosi portierin Alisson Becker, në portë në ndeshjen ndaj Manchester United.

Alisson vuajti nga një lëndim për disa muaj, ndërsa u rikthye nga lëndimi për ndeshjen ndaj “Djajve të Kuq”, ndeshje e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Aldridge beson që vendimi ishte i drejtë, pavarësisht që Adrian ka bërë një punë të mrekullueshme.

“Liverpool duhet të gëzohet se Alisson është rikthyer në portë, por kjo nuk do të jetë problem për Adrian. Mendoj që vendimi ishte i duhuri, pasi është portieri më i mirë në botë. Adrian ka qenë brilant. Të gjithë kanë respekt për të dhe për çfarë ka bërë. Me shumë mundësi do të luaj kundër Arsenalit në Carabao Cup. Kemi dy portierë të mirë që nuk i kemi pasur më herët. Ka dëshmuar që mund të jetë portieri numri një në shumicën e klubeve në Premier Ligë, por ne e kemi si zëvendësim”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon është në formë të shkëlqyer në kampionatin anglez, pasi ende nuk ka pësuar humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat