Shkarkon trajnerin

Futboll

Shkarkon trajnerin

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 14:12
Mauricio Pellegrino nuk është më trajneri i Leganes

Mauricio Pellegrino nuk është më trajneri i Leganes. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i La Ligas, që ka deklaruar se mes palëve është arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

Leganes është duke kaluar një moment të vështirë në kampionat, pasi renditet në vendin e fundit dhe nuk ka regjistruar asnjë fitore në 9 takime të luajtura.

Pellegrino u emërua në stolin e skuadrës nga Madridi verën e vitit 2018, duke bërë një sezon të parë shumë të mirë e duke u renditur në vendin e 13-të me 45 pikë.

Më herët tekniku argjentinas ka drejtuar Valencian, Alaves si dhe Southamptonin në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat