Ballafaqimi mes Vushtrrisë dhe kampionit në fuqi, Feronikelit nga Drenasi, përfundoi me fitoren e udhëtuesve (0:1) në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit të Kosovës.
‘Nikli’ proteston ashpër për një gol, sipas tyre iu mohua sepse topi kishte kaluar vijën pikërisht në minutën e 30-të. Sulmuesi Astrit Fazliu gjuajti brenda zonës por e qëlloi tërthorësen, kurse lojtarët nga Drenasi protestuan se topi e kishte kaluar vijën fatale.
Gjyqtari vendosi se nuk ishte gol. Në minutën e 58-të, Jasemin Raboshta nuk ia del të shënojë për Vushtrrinë.
Vushtrria nuk ishte me pafat që ta ndal një pikë në konak të vetin, kurse kampioni importoi tre pikë në çastet e fundit duke iu falënderuar golit të Besmir Bojku në minutën e 90+3.
Feronikeli është në vend të pestë me 19 pikë, ka 13 më shumë se Vushtrria në fund të renditjes (i 12-ti).