Cancelo: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Futboll

Cancelo: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 16:39
Joao Cancelo

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, beson që mund të fitojë Ligën e Kampionëve.

Cancelo iu bashkua Cityt nga Juventusi gjatë afatit veror dhe sot do të luajnë kundër Atalantas.

Portugezi tha se është dëshira e tij që nga koha kur ishte fëmijë ta fitojë këtë trofe.

“Dëshiroj ta fitojë këtë trofe që prej kohës kur isha fëmijë. Erdha këtu sepse është klub të cilin e pëlqej. City është klub që mund të fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Cancelo gjithashtu foli edhe për ndeshjen e sotme ndaj Atalantas, ndeshje në të cilën shpreson të fitojë tri pikë.

“Besoj që të dy skuadrat janë të mira, të gjitha klubet në Ligën e Kampionëve janë të forta dhe unë besoj që do të jetë ndeshje interesante. Shpresoj që do të fitojë tri pikë, pasi kjo do të na jepte me shumë siguri në grup”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat