As Mendes dhe as Raiola, zbulohet menaxheri më i fuqishëm i 2019-ës

Futboll

As Mendes dhe as Raiola, zbulohet menaxheri më i fuqishëm i 2019-ës

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 18:00
Mino Raiola, Jorge Mendes

Jonathan Barnett është një emër më pak i njohur në krahasim me Jorge Mendes dhe Mino Raiola, por renditja e publikuar nga Forbes nuk gënjen: ai është menaxheri sportiv më i fuqishëm në botë për 2019-ën.

Anglezi drejton Stellar Group, agjenci që kujdeset për interesat e yjeve si Szczesny, Bale dhe Saul: 128 milionë dollarë të ardhura në komisione nga transferimet dhe 1.3 miliardë dollarë në kontrata.

Mendes (titullar i Gestifute, që menaxhon yje si Cristiano Ronaldo, Cancelo dhe Mourinho) është në vendin e tretë me 118 milionë dollarë të fituara në komisione dhe kontrata të nënshkruara me vlerë 1.2 miliardë dollarë.

Raiola është në vendin e pestë me 70.3 milionë dollarë të fituara në komisione dhe 703 milionë në kontrata.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat