Reali fiton në Stamboll! Rrebesh gola në Champions dhe turpërohet keq Zvezda

Futboll

Reali fiton në Stamboll! Rrebesh gola në Champions dhe turpërohet keq Zvezda

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:20
Pamje nga ndeshja mes Cityt dhe Atalantes

(E plotësuar) - Real Madridi fiton në Stamboll me rezultat 1:0 ndaj Galatasarayt, në takimin e grupit A në Champions League. Futbollisti Toni Kroos shënon gol të bukur nga 15 metra në këndin e epërm të majtë për fitoren e Realit. Në grupin A PSG si mysafirë e deklasoi me 5:0 ekipin belg Club Brugge.

Mauro Icardi ka qenë në formë dukë shënuar në minutën e 7-të e 63', dhe Kylian Mbappe i jashtëzakonshëm, realizon në minutën e 61', 79' e 83'.

PSG kryeson me 9 pikë, Reali ka 4, Club Brugge 2 dhe Galatasaray 1.

Në grupin B Tottenham turpëroi kampionin e Serbisë, Cërvena Zvezdën, duke e mposhtur me rezultat 5:0. Zvezda ishte me fat që nuk pësoi debakël edhe me të madh për faktin se sulmuesit londinez shpërdoruan shumë raste.

Për Tottenham shënuan Kane në minutën e 9-të e 72', Son Heung-Min 16' e 44', Lamela 57'. Tottenham është në pozitën e dytë me 4 pikë e Zvezda e treta me 3. Bayerni fitoi si mysafirë me 3:2 ndaj Olympiakosit. Për Bayernin shënuan Leëandoëski 34'', 62' e Tolisso 75' dhe për Olympiakosin El Arabi 23' e Guilherme 79'.

Bayerni kryeson 9 pikë në grupin B dhe Olympiakoa është i fundit me 1. me Në grupin C Manchester City deklasoi Atalantën me 5:1. Golat për Cityn i shënuan Aguero 34' e 38' nga penalltia, Sterling 58', 64' e 69' dhe për Atalantën Malynovsky 28' nga penallatia. City kryeson me 9 pikë e Atalanta është në fund me 0 pikë.

Në grupin D Juventusi mposhti me 2:1 Lokomotivën nga Moska. Dybala shënon në minutën e 77-të nga 20 metra dhe pas dy minutave edhe golin tjetër për 2:1 dhe për mysafirët realizoi Miranchuk 30'. Juventusi kryeson me 7 pikë e Lokomotiva është e treta me 3.

***

79' Mbappe shënon për 4:0.

77' Juventusi avancon me 2:1. Dybala shënon nga 20 metra dhe pas 2 minutave sërish për 2:1.

63' Icardi shënon sërish dhe 0:3 për PSG-në.

61' Club Brugge-PSG 0:2, realizon Kylian Mbappe.

58' Sterling qetëson Manchester Cityn; shënon për 3:1 ndaj Atalantës.

56' Habi e madhe se Juventusi ende është në disavantazh me 0:1 nga Lokomotiva e Moskës.

52' Olympiakosi me Bayernin luajnë me rezultat 1;1.

48' Tottenhami po e shemb Cërvena Zvezdën me 3:0.

Fillojnë pjesë të dyta.

Pritet që në pjesën e dytë të kemi rezultate interesante.

38' Aguero shënon nga penalltia për 2;1.

34' Manchester City pas golit që pësoi nga penalltia tani barazon përmes Agueros.

Image

30' Miranchuk shënon për Lokomotivën kundër Juventusit.

28' Manchester City në disa antazh nga Atalanta. Shënon Malynovsky.

18' Toni Kroos kalon në epërsi Realin me 1:0 ndaj Galatasaray

8' PSG avancon me golin e Icardit ndaj Club Brugge.

7' Në Stamboll pa gola, Galatasaray e Reali kerkojnë fitoren e parë.

4' Nuk ka gola në asnjë ndeshje secila luan me kujdes.

Filluan ndeshjet secila me peshën e vet.

Image

***

Pa dyshim se sfida më interesante do të jetën në stadium 'Turk Telekom' në Stamboll mes Galatasarayt dhe Real Madridit, skuadra që nuk kanë shënuar fitore në dy xhirot e para po kanë nga një barazim e një humbje, në kuadër të grupit A të Champions League.

Futbollistët e Realit janë në presion dhe vetëm fitorja mund t'i rehatojë paksa, kurse Galatasaray do të tentojë të mos lëshojë pikë.

Edhe në takimet tjera pritet lojëra të mira, por skuadra e mëdha janë favoritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat