Mesfushori i Atalantas snobon Juventusin: Sigurisht që Manchester City ka diçka më shumë!

Futboll

Mesfushori i Atalantas snobon Juventusin: Sigurisht që Manchester City ka diçka më shumë!

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:43
Marten De Roon

Atalanta do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën e vështirë të Manchesterit, ku e pret City i Guardiolës. Në kuadër të takimit ka folur mesfushori Marten De Roon, i cili është shprehur se do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë.

Gjithashtu, holandezi ka snobuar dhe Juventusin në një pjesë të fjalëve të tij, ku shprehet se City ka diçka më shumë se bardhezinjtë.

“Jemi përgatitur mirë për të luajtur kundër tyre dhe i dimë kualitetet që kanë. Kemi luajtur edhe ndaj një ekipi si Juventusit, por City sigurisht që ka diçka më shumë. Duhet të japim më të mirën tonë dhe më pas të shohim. Ajo që duhet të bëjmë është të besojmë dhe të luajmë lojën tonë. Shumë ekipe shkojnë për t’u mbrojtur kundër Cityt, por ne nuk do të bëjmë diçka të tillë, pasi do mundohemi të sulmojmë sa më shumë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat