Eden Hazard assesi të gjejë formën më të mirë te Real Madrid.
Ylli belg përkundër asistimit të realizuar te goli i Toni Kroos në fitoren 0-1 të Ral Madrid te Galatasaray, po vazhdon të luftojë për të gjetur formën më të mirë.
Hazard në minutën e 64’ të ndeshjes, ka lëshuar një super mundësi për të tundur rrjetën e skuadrës së Galatasaray.
28 vjeçari në një aksion, i bëri një kalim të bukur portierit të skuadrës vendase, por pastaj edhe pse pati portën e zbrazur, qëlloi transversalen.
Kjo huqje, është ndoshta huqja më e madhe në karrierën e Hazard.
Miss of the season from Hazard ? pic.twitter.com/Fi8db2WKQg
— LennyTodayFM (@MarkLennyskillz) October 22, 2019