“Ronaldo, lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Futboll

“Ronaldo, lojtari më i mirë në histori të futbollit”

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:22
Paulo Dybala

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka thënë se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo është lojtari më i miri në histori të futbollit.

Paratici e ka bërë të qartë këtë gjë pas ndeshjes ndaj Lokomotiv Moscow, ndeshje në të cilën fituan me rezultat 2-1.

“Zonja e Vjetër”, arriti të fitojë këtë ndeshje fal dy golave të sulmuesit, Paulo Dybala.

Paratici ka thënë se portugezi është më i miri në histori pasi ka thyer rekorde të shumta.    

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë, me shumë mundësi më i miri në histori duke konsideruar rekordet që ka arritur si individ. Akoma e ka dëshirën për t’u trajnuar dhe të bëjë më të mirën”, deklaroi ai.

Juventusi në grupin D në kuadër së Ligës së Kampionëve është lider me 7 pikë, aq sa ka Atletico në vendin e dytë, ndërsa Lokomotiv Moscow është në vendin e tretë me tri pikë dhe në vendin e fundit është Bayer Leverkusen, i cili nuk ka fituar asnjë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat