Dënohen Vëllaznimi dhe Ferizaj

Futboll

Dënohen Vëllaznimi dhe Ferizaj

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 13:33
Dënohen Vëllaznimi dhe Ferizaj

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar Vëllaznimin e Gjakovës dhe Ferizajn. 

“KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes; KF “ Vëllaznimi “ – KF “Vllaznia “ e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë; raportet zyrtare ). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2 të Rregullores disiplinore ; dënohet me 1000 euro (njëmijë).  

KF “FERIZAJ “ nga Ferizaj, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes, KF “ Ferizaj “ – FC “ Prishtina “ e zhvilluar në Ferizaj (raportet zyrtare; hedhje e kanaqeve në fushë në dy raste si dhe përdorimi pipit nga ana e spektatorëve në 4 – 5 raste me ç`rast në dy raste ndeshja ndërpritet për të vazhduar), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore, dënohet ; me 1500 euro (njëmijë e pesëqind)”, thuhet nga KD e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat