Ambasadori britanik takon krerët e FFK-së

Futboll

Ambasadori britanik takon krerët e FFK-së

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:37
Ambasadori britanik takon krerët e FFK-së

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë pritur në selinë e FFK-së, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott me bashkëpunëtorë.

Fillimisht presidenti Ademi i uroj mirëseardhje ambasadorin Abbott në vendin tonë, teksa e njohu për zhvillimet e gjithëmbarshme në futbollin e Kosovës, për projektet e shumta në përmirësimin e infrastrukturës si dhe për faktin që tashmë Kosova po tregohet storie e suksesit në futboll. Ndërkaq, ambasadori Abbott përgëzoi krerët e FFK-së për sukseset e arritura në kualifikimet për Euro 2020, duke uruar që Kombëtarja e Kosovës të arrijë objektivin e kualifikimit.  

Ambasadori Abbott premtoi përkrahje të vazhdueshme për FFK-në, ashtu siç ishte bashkëpunimi i ngushtë edhe me ish-ambasadorin Ruairi O’Connell. Abbott theksoi se është i gatshëm ta përkrahë dhe ta ndihmojë presidentin Ademi dhe FFK-në, pasi ky institucion po i jep kënaqësi dhe vullnet popullit të Kosovës, si dhe po e ngrit e po e afirmon vendin në arenën ndërkombëtare.

Temë e këtij takimi ishte edhe ndeshja e muajit nëntor ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku të dyja palët theksuan nevojën që kjo ndeshje të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, por edhe t’i shërbejë miqësisë së përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve. Në fund të takimit presidenti Ademi ndau edhe dhurata për ambasadorin Abbott dhe bashkëpunëtorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat