Skuadrat shqiptare, kampioni në fuqi Shkëndija nga Tetova, Struga Trim & Lum dhe Shkupi, shënojnë fitore në javën e 11-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Nga skuadrat shqiptare vetëm Renova nga Xhepçishti mbetet pa pikë këtë javë, e cila humbi në duel me Struga Trim & Lum, që ishte edhe derbi shqiptar. Shkëndija i rikthehet fitoreve me kryetrajnerin e ri Enest Gjoka. Tetovarët i shkaktuan humbje me rezultat 3:0 Sileksit nga Kratova.
Juan Felipe (31'), Gledi Mici (57') e Dejan Bllagojeviq (78' - autogol) shënuan për Shkëndijen.
Shkëndija renditet në vend të pestë me 14 pikë, kurse Sileksi tri pozita më poshtë me 12 sosh. Shkupi me kryetrajnerin Qatip Osmanin bënë lojë shumë të mirë dhe e mposhten rivalin e kryeqytetit, Rabotniçkin, me rezultat 2:0.
Besar Iseni shënon në minutën e 36-të dhe Serginho në atë të 75-tën. Shkupi është në pozitën e tretë me 16 pikë e Rabotniçki i fundit me 10 sosh. Struga Trim Lum e mposhti me 1:0 Renovën nga Xhepçiyshti i Tetovës. Hristijan Dragarski shënon në minutën e 54-të për fitoren e Strugës. Struga Trim & Lum është në vend të gjashtë me 14 pikë dhe Renova një pozitë më poshtë me një pikë me pak.
Liga e Maqedonisë së Veriut
Vardari-Boreci 2:0
Struga Trim & Lum-Renova 1:0
A. Pandev-Makedonija GP 4:0
Shkëndija-Sileksi 3:0
Shkupi-Rabotniçki 2:0 1
Tabela
. Akademia Pandev 11 7 3 1 24
2. Vardari 11 7 3 1 24
3. Shkupi 11 4 4 3 16
4. Makedonija GP 11 4 4 3 16
5. Shkëndija 11 4 2 5 14
6. Struga Trim & Lum 11 4 2 5 14
7. Renova 11 4 1 6 13
8. Sileksi 11 4 0 7 12
9. Boreci 11 3 2 6 11
10. Rabotniçki 11 3 1 7 10