Veteranët e Ferizajt renditen në pozitën e tretë në Turqi 

Futboll

Veteranët e Ferizajt renditen në pozitën e tretë në Turqi 

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:45
Ferizaj renditet në pozitën e tretë në Turqi 

Veteranët e futbollit të Ferizajt shënuan rezultate të mira në turneun ndërkombëtar, që u zhvillua për disa ditë në qytetin e Antalisë në Turqi.  “Në turne morën pjesë për herë të 8 dhe është tradicional.

Image

Në turne morën pjesë 28 ekipe nga shtetet e ndryshme, si nga Turqia, Moldavia, Rumania, Iraku, Qiproja etj”, tregon Bujar Asllani, futbollist veteran.

Veteranët e Ferizajt deri në gjysmëfinale shënuan 5 fitore, duke pësuar humbje vetëm në minutat e fundit nga Konyaspor me rezultat 2:1. “Përformanca e Ferizajt ishte jashtëzakonisht e mirë duke u renditur i treti në një konkurrencë shumë të fortë”, tha Asllani.          

Vlen të përmendet se lojtari ynë Genc Hyseni u shpall lojtari më i mirë i këtij turneu dhe njëkohësisht shënon edhe 10 gola, po ashtu  përformancë të shkëlqyeshme patën edhe lojtarët si Fitim Sadriu, Arsim Abazi, Faton Sojeva, Përparim Veliu, portieri Agron Abazi etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat