Mezanin nuk e kënaq as fitorja

Futboll

Mezanin nuk e kënaq as fitorja

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:05
Mezanin nuk e kënaq as fitorja

Gjilani ka vazhduar me formën e mirë në Superligë. Skuadra e drejtuar nga Gentjan Mezani ka mposhtur Llapin në derbin e xhiros së 11-të me rezultat 3:0.

Mezanideklaroi se nuk është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve përkundër fitores. “Edhe pse rezultati ishte bindës, Llapi na ka bërë shumë vështiri. Ne patëm fatin që shënuam në pjesën e parë dhe kjo na lehtësoi lojën në vazhdim.

Mirëpo, jam shumë i pakënaqur me skuadrën në aspektin se lejojmë shumë goditje në portë dhe portieri ynë sot ka pasur shumë punë, gjë e cila nuk guxon të ndodhë në të ardhmen.

Sivjet kemi sjellë lojtarë me eksperiencë dhe kjo na detyron të jemi më të përqendruar në objektivin. Sigurisht që kemi rritur shpenzimet kështu që edhe objektivat janë shtuar”, ka deklaruar Mezani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat