Sterling
Futbollisti i Manchester Cityt dhe përfaqësueses angleze, Raheem Sterling ka shkëlqyer në duelin e mbrëmshëm ndaj Atalantës, në fitoren 5-1 të “qytetarëve”.
Fantazisti i “albionëve” shënoi “hat-trick” brenda 11’të minutave, gjegjësisht në minutat 58′, 64′ dhe 69′, shkruan GazetaBlic.
Përveç golave, Sterling ka treguar edhe një lojë mbresëlënëse, e cila i ka mahnitur të gjithë futbolldashësit. Ka qenë ish-futbollisti i Manchester United, tani analist, Rio Ferdinand, që nuk ka nguruar të thurr elozhe për lojtarin e klubit rival nga qyteti ku kaloi momentet më të mira të karrierës.
“Ai është njëri nga pesë lojtarët më të mirë në botë, pavarësisht kush është në listë. Numrin e golave që i realizon, ndikimi i tij në lojën e Cityt, flet shumë”, shtoi ish-mbrojtësi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i dikurshëm i “Tre Luanëve”, e krahasoi Sterlingun me dyshen Coutinho-Hazard, duke thënë se këta të fundit nuk po bëjnë asgjë.
“Shikoni lojën e tyre, nuk po kanë ndikim te skuadrat ku po luajnë”, prandaj mendoj se Sterling është dukshëm më i mirë.