Silva krenohet me Mbappen

Futboll

Silva krenohet me Mbappen

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:24
Silva krenohet me Mbappen

Kapiteni i PSG-së, Thiago Silva ka thënë se sulmuesi Kylian Mbappe, është madhështor. Mbappe dje hyri në lojë në minutën e 52-të dhe arriti të shënojë het-trik dhe të bëjë një asistim te Mauro Icardi.

Francezi në këtë mënyrë theu rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, duke u bërë lojtari më i ri në histori të futbollit që shënon het-trik në Champions League. Futbollisti brazilian ka thënë se ylli francez është në formë shumë të mirë.

“Është i mirë dhe lojtar i pabesueshëm. Në pjesën e parë e kishim shumë të vështirë, por në të dytën ishim shumë më të mirë.

Kishim raste, ia dolëm të shënojmë. Sidomos Kylian, është madhështor”, ka thënë Silva. PSG si mysafir e mposhti me rezultat 5:0 kundër Club Bruuge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat