Rummenigge jep alarmin: S'mund të vazhdojmë kështu

Futboll

Rummenigge jep alarmin: S'mund të vazhdojmë kështu

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:57
Karl-Heinz Rummenigge

Te Bayern Munich nuk mjafton të fitosh.

Duhet edhe të bindësh dhe nëse kjo nuk ndodh, vijnë kritikat. Ndeshja kundër Olympiakos i ka dhuruar tri pikë bavarezëve, por paraqitja e lojtarëve të Kovac nuk ka qenë e kënaqshme. Një skuadër cilësore si ajo e bavarezëve nuk duhet të ketë probleme për të mposhtur një ekip si ai i grekëve, por edhe ato të Bundesliga-s, të cilat i kanë shkaktuar disa probleme kampionëve në fuqi të Gjermanisë në javët e fundit.  

Dhe, siç mund të pritej, ka ardhur mesazhi i qartë i Karl-Heinz Rummenigge, i cili nuk flet kurrë rastësisht. "Nuk besoj se kjo mënyrë loje do të na dhurojë shumë rezultate në këtë sezon. Duhet të ndryshojmë diçka". Këto kanë qenë fjalët që "Kalle" ka shkruar në faqen zyrtare të klubit në internet, që tregojnë se atmosfera te Bayern nuk është nga më të mirat.

Ai që rrezikon më shumë, dhe kjo nuk është një gjë e re, është trajneri Kovac, i cili ka transformuar një armatë të pathyeshme në një skuadër me shumë probleme.

"Luajmë pa menduar dhe kjo  do të na krijojë probleme në të ardhmen", ka shpjeguar Rummenigge. "Në ndeshjet e fundit të kampionatit kemi humbur pikë të rëndësishme kundër skuadrave të nivelit të ulët. Duam që lojtarët të futen në fushë më të përqendruar dhe më të motivuar për të marrë tri pikët".

Përndryshe... ai dhe Hoeness do të zemërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat