Çelsi mposht Ajaksin në fund, Lajpcigu përmbys Zenitin në një ndeshje spektakolare

Futboll

Çelsi mposht Ajaksin në fund, Lajpcigu përmbys Zenitin në një ndeshje spektakolare

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:55, të vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Çelsi ka fituar në transfertë ndaj Ajaksit me rezultatin 0-1, në një ndeshje ku holandezët ishin disi më mirë. Pjesa e parë përfundoi me rrjetat e pa prekura, me të dyja ekipet që kërkoonin të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.

Ishte Miçu Batshuaji, i cili në minutën e 86’, shënoi për skuadrën e Lampard, duke i dhënë kështu “Bluve të Londrës”, një fitore shumë të rëndësishme për kalimin e fazës së grupeve.

Një ndeshje shumë e bukur ishte ajo midis Lajpcigut dhe Zenitit, me rusët që e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli të Rakitiski, në minutën e 25’. Në pjesën e dytë, skuadra gjermane përmbysi gjithçka, teksa shënoi dy herë me Laimer në minutën e 49’ dhe Sabizer në minutën e 59’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat