(E plotësuar) - Skuadra e Interit e gjunnjëzon me rezultat 2:0 Dortmundin, në takimin e vlefshëm të grupit F të Champions League në futboll. Në minutën e 22-të Lautaro Martinez shënon për Interin. Mbrojtja e Dortmundit në gjumë dhe Martinez i vetmuar pa ndonjë mund të madh shënon. Në minutën e 83-të Martinez dështon nga penalltia, ndërsa gjashtë minuta më vonë (89’) Candreva shënon për fitoren 2:0 të Interit. Barcelona triumfon me 2:1 në Pragë kundër Sllavias. Në minutën e tretë, Lionel Messi shënon për 0:1. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Jan Boril barazon shifrat 1:1 me Barcelonën. Në minutëm e 57-të, shënon autogol Peter Olayinka dhe (1:2) për fitoren e Barcelonës.
Benfica fiton 2:1 ndaj Lyonit. Benfica kaloi në avantazh, realizon Rafa Silva në minutën e 4-të. Në minutën e 70-të, Memphis Depay shënon për Lyonin dhe barazon rezultatin 1:1. Pizzi në minutën e 86-të siguron fitoren e skuadrës portugeze Benfica.
e Liverpoolit si mysafir triumfoi me rezultat 4:1 ndaj Genk-ut, në ndeshjen e grupit E. Në minutën e 2-të shënon Oxlade-Chamberlai, po i njëjti futbollist realizon edhe në atë të 57-tën. Në minutën e 77-të Sadio Mane thellon epërsinë dhe Mohamed Salah për rezultatin 0:4 (87’) për Liverpoolin. Oden në minutën e 89-të ngushton humbjen në 1:4. Napoli triumfon në udhëtim me 3:2 ndaj Salzburgut. Në minutën e 18-të, Dries Mertens kalon në epërsi me 0:1 Napolin. Në minutën e 40-të, Erling Braut shënon nga penalltia barazon shifrat. Në minutën e 64-të, Dries Mertens po kalon në formë të mirë dhe shënon golin e dytë të tij personal, duke e kaluar në epërsi me 1:2 Napolin.
Në minutën e 72-të Erling Braut realizon për 2:2, por Napolin mënjëherë kundërpërgjigjet dhe fiton me 2:3 me golin e Lorenzo Insigne në minutën e 73-të. Lille si vendas barazoi 1:1 me Valencinë. Në minutën e 63-të, Denis Cheryshev realizon për Valencinë dhe në fund të takimit, Lille shmangu humbje, autor i golit Ikone (90+5').
Grupi E
Salzburg-Napoli 2:3 (1:1)
Genk-Liverpooli 1:4 (0:1)
Tabela
1. Napoli 3 2 1 0 7
2. Liverpool 3 2 0 1 6
3. Salzburg 3 1 0 2 3
4. Genk 3 0 1 2 1
Grupi F
Interi-Dortmundi 2:0 (1:0)
Sllavia-Barcelona 1:2 (0:1)
Grupi G
Benfica-Lyon 2:1 (1:0)
Leipzig-Zeniti 2:1 (0:1)
Tabela
1. RB Leipzig 3 2 0 1 6
2. Zenit 3 1 1 1 4
3. Lyon 3 1 1 1 4
4. Benfica 3 1 0 2 3
Grupi H
Ajax-Chelsea 0:1 (0:0)
Lille-Valencia 1:1 (0:0)
Tabela
1.Ajax 3 2 0 1 6
2. Chelsea 3 2 0 1 6
3. Valencia 3 1 1 1 4
4. Lille 3 0 1 2 1
***
Në minutën e 83-të Martinez dështon nga penalltia, ndërsa gjashtë minuta më vonë Candreva shënon për 2:0 në favor të Interit kundër Dortmundit.
Në minutën e 72-të realizon për 2:2, por Napolin mënjëherë kundërpërgjigjet dhe avancon me 2:3 me golin e Lorenzo Insigne në minutën e 73-të. Në minutën e 77-të Sadio Mane thellon epërsinë e Liverpoolit në 3:0.
Në minutën e 70-të, Memphis Depay shënon për Lyonin dhe barazon rezultatin 1:1.
64' Dries Mertens po kalon në formë të mirë dhe shënon golin e dytë të tij personal, duke e kaluar në epërsi me 1:2 Napolin.
57' Alex Oxlade-Chamberlain në formë të lartë, shënon golin e dytë personal të tij dhe për 0:2 në favor të Liverpoolit.
57' Sërish Barcelona në epërsi, kësaj radhe shënon autogol Peter Olayinka dhe 1:2 kundër Sllavias.
50' Sllavia nga Praga në 45 minutat e para ka treguar lojë shumë të mirë dhe kishte disa raste të mira. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 50-të Jan Boril barazon shifrat 1:1 me Barcelonën.
Fillojnë pjesët e dyta.
Grupi E Salzburg-Napoli 1:1 Genk-Liverpooli 0:1 Grupi F Interi-Dortmundi 1:0 Sllavia-Barcelona 0:1 Grupi G Benfica-Lyon 1:0 Leipzig-Zeniti 2:1 (0:1) Grupi H Ajax-Chelsea 0:1 (0:0) Lille-Valencia 0:0
40' Salzburg barazon rezultatin 1:1 me Napolin. Erling Braut shënon nga penalltia.
32' Vetëm në takimin Lilel dhe Valencia nuk ka gola, në takime tjera po.
22' Lautaro Martinez shënon për Interin. Mbrojtja e Dortmundit në gjumë dhe Martinez i vetmuar pa ndonjë mund shënon.
18' Dries Mertens kalon në epërsi me 0:1 Napolin në duel me Salzburgun.
15' Interi dhe Dortmundi ende pa gola, por zhvillohet lojë shumë e mirë.
Barcelona po avancon me rezultat 0:1 ndaj Sllavias në Pragë. Autor i golit Lionel Messi në minutën e 3-të. Benfica kalon në avantazh ndaj Lyonit, realizon Rafa Silva në minutën e 4-të.
Liverpooli e fillon furishëm qysh në minutën e 2-të shënon Oxlade-Chamberlain dhe 0:1 kundër Genk.
Sfida më interesante është mes Interit dhe Dortmundit, e cila luhet në "San Siro" në kuadër të Champioons League në futboll.
Liverpooli kërkon fitore në Genk sikur edhe Barcelonë në Pragë ndaj Sllavias.