Genk bën veprim të turpshëm gjatë ndeshjes me Liverpoolin, reagon klubi anglez

Futboll

Genk bën veprim të turpshëm gjatë ndeshjes me Liverpoolin, reagon klubi anglez

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:41
Ilustrim

Tifozët e Genk kanë shpalosur një banderolë gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Ata kanë shpalosur një përtertë të Divock Origi i zhveshur me trofeun e Ligës së Kampionëve në dorë.

Sigurimi i stadiumit e ka larguar menjëherë atë, derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i klubit mysafir.

“Kjo është plotësisht e papranueshme,” thuhet në një deklaratë të klubit.

“Klubi i Futbollit Liverpool dënon banerin fyes të shfaqur në stadiumin mysafir, përpara fillimit të ndeshjes.

“Ne kemi vepruar me shpejtësi për ta hequr atë dhe tani jemi duke punuar me autoritetet lokale dhe ekipin e stadiumit në Genk për të identifikuar ata që janë përgjegjës”.

“Veprimet e mëtutjeshme do të merren në përputhje me procesin tonë të sanksioneve.”

Liverpooli aktualisht është duke fituar me rezultat 0-3 me dy golat e Chamberlain dhe një të Mane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat