Shënoi dy super gola, ja deklarata emocionuese e Chamberlain pas rikthimit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Shënoi dy super gola, ja deklarata emocionuese e Chamberlain pas rikthimit në Ligën e Kampionëve

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:29
Ox Chamberlain

Ox Chamberlain nuk kishte shënuar gol që nga prilli i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve, por sot u rikthye në formacionin startues dhe shënoi dy herë ndaj Genk.

Liverpool fitoi në transfertë me rezultatin 1:4, në ndeshjen ku Chamberlain shkëlqeu me dy gola shumë të bukur.

“Unë nuk e di nëse i kam munguar Ligës së Kampionëve – por mua më ka munguar ky kompeticion. Ishte bukur të kthehem. Është një turne i veçantë për të luajtur. Ishte ndjenjë e mirë që i shikova djemtë duke e fituar këtë trofe vitin e kaluar, por është bukur të jesh përsëri në formacionin fillestar dhe të shënosh dy gola është bonus. Ne duhet të luajmë më mirë – nëse duam të shkojmë më tej në këtë turne”, tha Chamberlain pas ndeshjes në BT Sports.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat