"Arsenal s'mund të marrë lojtarë të mëdhenj për shkak të Ozil"

Futboll

"Arsenal s'mund të marrë lojtarë të mëdhenj për shkak të Ozil"

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:02
Mesut Ozil

Mesut Ozil mbetet një problem në shtëpinë e Arsenal-it.

Fantazisti gjerman është i burgosur i kontratës së tij me Topccinjtë, të cilët nuk po arrijnë të gjejnë një blerës për shkak të rrogës së lartë të lojtarit. Një problem i vërtetë për të cilën ka folur edhe ish-lojtari i Arsenal-it, Paul Merson.  

"Deri në momentin që Ozil do të jetë në ekip, Arsenal nuk do të arrijë të marrë lojtarë të rëndësishëm sepse rroga e tij prej 350.000 sterlinash në javë është e paarritshme. Është një problem", ka thënë Merson për  The Sun.

"Lamtumira e Ramsey? Ai u larguar sepse nuk i kanë ofruar një kontratë të ngjashme me atë të gjermanit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat