James alarmon të gjithë, në janar largohet nga Reali

Futboll

James alarmon të gjithë, në janar largohet nga Reali

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 08:15
Cristiano Ronaldo

Pavarësisht nisjes së mirë të këtij sezoni, James Rodriguez ka filluar t’i humbet minutat te Real Madrid.

Ylli kolumbian është rikthyer te Real Madrid verën e kaluar, pas dy sezoneve të kaluara në Bundesligës, te Bayern Munich.

Rikthimi i tij, e pastaj qëndrimi në Bernabeu, kishte të bënte me premtimin e marrë nga Zinedine Zidane, për t’i bërë një vend në mesfushë.

James këtë sezon në La Liga është paraqitur në shtatë ndeshje, duke luajtur vetëm 341 minuta.

Kjo situatë, ka bërë që ai ta mendojë largimin që në afatin kalimtar të janarit, duke u vënë në kërkim të ndonjë skuadre tjetër.

28 vjeçari, te Real Madrid ishte transferuar në verën e vitit 2014, nga skuadra e Monacos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat