Ronaldo merr vendim për të ardhmen

Futboll

Ronaldo merr vendim për të ardhmen

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 01:01
Cristiano Ronaldo

I nënshkruar nga Juventus në 2018, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të shkojë diku tjetër derisa të fitojë diçka të rëndësishme me klubin italian.

Pas nëntë vitesh në Real Madrid, Ronaldo vendosi të largohej nga Spanja në vitin 2018 për t’u bashkuar me kampionët e Serie A. Që atëherë ai ka bërë shumë mirë për bardhezinjtë individualisht por kolektivisht qëllimi është gjithmonë të fitojnë Ligën e Kampionëve, një objektiv që është i dashur për CR7 si dhe vetë klubin.

Në dy javët e kaluara, ka pasur zëra se e ardhmja e Ronaldos në Allianz Stadium është e pasigurt. Sidoqoftë, kjo u sqarua nga  Diario Gol. Fenomeni portugez do të dëshironte të qëndronte te Juventus dhe nuk do ta konsideronte largimin nga Italia derisa të ketë arritur diçka të madhe në ngjyrat e tij të reja.

Sipas kontratës deri në vitin 2021, Ronaldo madje do të ishte në bisedime me menaxhmentin për të zgjatur kontratën e tij. Pensioni nuk është aspak në axhendën e superyllit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat