Lajm i keq për Man Utd, ja kur kthehet Pogba

Futboll

Lajm i keq për Man Utd, ja kur kthehet Pogba

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 09:06
Paul Pogba

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se Paul Pogba nuk ka gjasa të jetë i aftë për zgjedhje deri në dhjetor.

26-vjeçari është jashtë fushave me një dëmtim të këmbës që nga 30 shtatori dhe ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për klubin këtë sezon pasi ishte lidhur shumë me një transferim te Real Madrid gjatë verës.

Pasi e kaloi pushimin e fundit ndërkombëtar në Dubai për të ndihmuar në rikuperimin e tij, Pogba do të jetë jashtë edhe një muaj tjetër sipas trajnerit të tij.

”Unë nuk mendoj se do ta shohim para dhjetorit. Ai do të jetë jashtë për një kohë”, tha Solskjaer pas fitores 3-1 të United ndaj Norwich të dielën.

“Atij i duhet kohë për t’u rikuperuar plotësisht, kështu që unë nuk mendoj se ai do të kthehet – ndoshta kundër Sheffield United pas pushimit ndërkombëtar. Me siguri do të jetë dhjetori derisa ta shohim”.

“Epo, unë nuk jam mjeku, por ka një dëmtim që ka nevojë për shërim. Është në kyçin e këmbës së tij, po”, zbuloi norvegjezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat