Osmani: Nëse shënojmë gol, do të kualifikohemi

Futboll

Osmani: Nëse shënojmë gol, do të kualifikohemi

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 16:15
Osmani: Nëse shënojmë gol, do të kualifikohemi

FC Shkupi, të mërkurën, (30.10.2019) do të zhvillojë transfertën ndaj FK Sileksit të vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë e këtij raundi e zhvilluar në stadiumin e Çairit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në Kratovë udhëtojnë me ambicie për të kualifikuar më tej.

Edhe pse nuk kemi pranuar gol në terren vendas, tekniku jonë Qatip Osmani nuk e cilëson si përparësi dhe sipas tij ekipi duhet të shënojë për të marrë kualifikimin e mëtejshëm në garat e kompeticionit të Kupës.

“Të mërkurën e zhvillojmë ndeshjen e kthimit me Sileksin, ku takimin e parë e mbyllëm me rezultat të barabartë 0:0. Përparësi nuk kemi, nuk ka kalkulime dhe mendojë nëse shënojmë gol do të kualifikohemi në raundin tjetër”, tha trajneri Qatip Osmani, para takimit me FK Sileksin.
Ndeshjet e kthimit e1/8-së

Ndeshjet
e mërkurë, ora 13:30 minuta

Shkëndija-Vardar
Osogovo-A.Pandev
Makedonija GJP-Bregallnica
Sileks-Shkupi
Rabotnicki-Pelister
Renova-Tikvesh
Ohrid-Llabunishta
Struga Trim Lum-Borec

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat